.

Ne si kompani synojmë përfshirjet aktive në të gjithë procesin e ndërtimit, duke filluar nga planifikimi i detajuar para fillimit të ndërtimit të objektit, që është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e objektit me sukses dhe përfundimin e detyrave brenda afateve të parapara paraprakisht.

Planifikimi i detajuar i mundëson klientit dhe ekipit të angazhuar për realizmin e punimeve definimin e saktë të qëllimeve të parapara me fazën e planifikimit dhe ndërtimit, si dhe definimin dhe harmonizimin e fazave të tjera të projektit në përgjithësi.