BANIM EKONOMIK DHE I SHËNDETSHËM ME CERTIFIKATË TË KLASËS A

ING inzhenering është kompania e parë që implementoi dhe lider për përmirësimin e shtëpive/apartamenteve me efikasitet energjetik në Maqedoni, të cilat kompania i ndërton 13 vite me radhë, që në kohën kur kjo materie nuk ishte rregulluar me ligj në vendin tonë. Kompania ndërtoi objektin e parë me efikasitet energjetik, i cili fitoi certifikatën e parë të klasës A për karakteristikat energjetike të ndërtesave në Maqedoni. 

Efikasiteti energjetik përmirësohet dhe përsoset vazhdimisht, në çdo objekt të ri që e ndërton kompania. Certifikata e fituar për objektin më të ri banesor, me indikator 19,33 kWh/m²a, tregon që objekti është afro 6 njësi matëse mbi vlerën maksimale të klasës energjetike A.