KOMODITET AKUSTIK I CERTIFIKUAR – 80 % MBI STANDARDET E MAQEDONISË NË APARTAMENT ME QETËSI DHE PA ZHURMË

Për herë të parë në Maqedoni në objektet është implementuar izolim i shkëlqyer akustik deri në 53 db – indeksi për uljen e zhurmës R’w=53 db. Për herë në Maqedoni është verifikuar izolimi akustik me certifikatë për karakteristikat akustike, nga ana e brendit ndërkombëtar me një traditë 350 vjeçe, RIGIPS (SAINT GOBAIN). Me izolimin akustik 80% mbi standardet e Maqedonisë, sipas normave evropiane dhe të dhënave më të reja të fushës së akustikës, banorëve të pallateve u garantohet apartament i qetë dhe pa ndikimin e “ndotjes akustike”, imun ndaj fqinjëve të zhurmshëm dhe zhurmës së zonës urbane.

Posaçërisht për objektin më të ri, ekipi ynë i inxhinierëve ka përgatitur një përbërje të re për muret-sanduiç midis apartamenteve fqinje dhe muret që ndajnë apartamentet me korridoret. Në rastin konkret matjet e izolimit akustik me ajër dhe goditje treguan një vlerë të izolimit akustik me ajër prej R`=54,1 (dB) dhe një vlerë me nivel të normalizuar të presionit akustik me goditje prej L’n = 56,5 – 57,5 (dB). Parametrat e fituara plotësojmë edhe standardet më të rrepta evropiane të izolimit akustik në objektet e banimit.