Inovacionet në aspektin e konceptit të banimit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe stili dhe dizajni në aspektin e plotësimit të kërkesave të klientëve, janë prioriteti ynë. Brendi i ndërtimit i cili në vitin 2006 implementoi banesat me efikasitet energjetik, që në kohën kur kjo çështje nuk ishte rregulluar me ligj në vendet e rajonit, është gjithmonë disa hapa para rregullave dhe standardeve të fushës përkatëse. Duke u nisur nga ideja që qytetareve t’ua ofrojmë banimin më të mirë, viteve të fundit një kujdes të veçantë i kushtojmë modernizimit dhe pasurimit të enterierit të objekteve, ku ndjenja e shtëpisë buron nga muret e apartamentit/banesës, duke u nisur nga pjesa e jashtme e objektit.

Arkitektët tanë, në bashkëpunim me ekspertë evropianë me përvojë të dizajnit të brendshëm, në objektet e reja implementuan një shprehje dizajnimi unike, sipas trendeve më të reja të arkitekturës urbane globale. Atriume me shumë dritë natyrore, dekorime autentike, dysheme dhe mure të punuara me mjeshtëri, elemente me materiale natyrore, harmoni e balancuar me galanterinë e enterierit, e dizajnuar me stil dhe e punuar sipas trendeve më të reja.